Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Carney Chukwuemeka

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Carney Chukwuemeka nga Aston Villa.

Blutë e Londrës kanë kryer tashmë edhe një transferim, pas atij të Raheem Sterling nga Manchester City dhe Kalidou Koulibalyt nga Napoli.

Bëhet fjalë për talentin Chukwuemeka, i cili vjen nga Aston Villa në një transferim të përhershëm.

“Carney Chukwuemeka ka rënë dakord për kushtet e një kontrate gjashtëvjeçare me Chelsean dhe ka përfunduar transferimin e tij nga Aston Villa”, thuhet në njoftim.

18-vjeçari është reprezentues i moshave të Anglisë, ndërsa ka debutuar në vitin 2021 në Ligën Premier.

Në total, ai ka bërë 14 paraqitje në Ligën Premier dhe u bë lojtari më i ri që regjistroi një kontribut për gol në kampionatin elitar anglez për klubin në fitoren 2-0 të dhjetorit ndaj Norwich City.

Transferimi i tij thuhet se i ka kushtuar Chelseat 15 milionë funte plus 5 milionë funte tjera bonuse.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION