Superkupa mes Realit dhe Eintracht Frankfurtit, UEFA cakton gjyqtarin

Organi më i lartë qeverisës i futbollit evropian, UEFA, tanimë e ka caktuar gjyqtarin për Superkupën e Evropës.

Në kuadër të kësaj gare ndeshen triumfuesi në Ligën e Kampionëve dhe fituesi i Ligës së Evropës, respektivisht Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti, përcjell KosovaPress.

Ndeshja do të luhet të mërkurën, më datën 10 të muajit gusht, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Helsinki Olympic” në Helsinki.

Ndërkaq, sa i përket drejtësisë në këtë ndeshje, gjyqtari kryesorë do të jetë anglez, Michael Oliver.

Në rrugëtimin deri te Superkupa e Evropës, Reali e mposhti në finale të Ligës së Kampionëve skuadrën e Liverpoolit me rezultat minimal 1:0, kurse Eintracht Frankfurti e mposhti Rangers në Ligën e Evropës me ndihmën e penalltive, respektivisht 5:4.

Shpërndaje këtë artikull në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION