Presidenti i Napolit thotë se nuk do të nënshkruajë me asnjë lojtar nga Afrika

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, ka thënë se nuk do të nënshkruajë me asnjë lojtarë nga Afrika.

Kjo për shkak se ishte dashur që sezonin e kaluar t’i lëshonte mbrojtësin e Senegalit, Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin e Kamerunit, Andre Zambo Anguissa, që të luanin në Kupën e Afrikës.

E përjashtim do të bënin ata që nuk do të luanin në AFCON.

“Ju kam thënë miqve, mos me flisni më për lojtarët afrikanë” – tha De Lautentis.

“I dua ata, por nuk do të nënshkruajë më me asnjë të tillë nëse ata thonë se do të luajnë në Kupën e Kombëve të Afrikës, duhet të na zgjedhin ne ose ata, madje këta lojtarë nuk do të luajnë as në kualifikime për Botëror në Amerikën Jugore, në këta lojtarë shtetet mos të llogaritin!” – tha ai.

I menjëhershme ishte reagimi Koulibalyt, cili nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanellën e Chelseat.

Ai tha se nuk është mirë të flitet kështu për lojtarët afrikanë.

“Si kapiten i Senegalit, nuk mendoj se kjo është një metodë e mirë për të folur. Nëse ai thotë atë çfarë mendon është e drejtë e tij. I njoh të gjithë në Napolit dhe tifozët dhe e di që ata nuk i shohin gjërat kështu. Qyteti është shumë mikëpritës” – tha ai.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION