Pitbulli ia shqeu buzën, modelja 22 vjeçare rrëfen sulmin e tmerrshëm

Një modele ka Kalifornia ka përjetuar tmerrin kur një qen kafshoi dhe hoqi gjithë buzën e sipërme dhe një pjesë të hundës në një sulm vitin e kaluar.

Përpara incidentit, Brooklinn Khoury, 22 vjeçare, po punonte shumë për karrierën e saj të modelimit në rritje. Madje ajo po përgatitje për të filmuar reklamën e parë televizive, kur papritur gjithçka ndryshoi.

Fytyra e Brooklyn u ndryshua në mënyrë dramatike më 3 nëntor 2020, kur ajo u sulmua nga pitbulli i një të afërmi ndërsa vizitonte familjen në Arizona.

“Ndoshta ishte mbi mua për 30 sekonda, vetëm duke tundur kokën si një lodër, duke më shqyer buzën e sipërme dhe pjesë të hundës”, kujton ajo ndërsa fliste për Buzzfeed së fundmi.

Në një postim në Instagram në atë kohë, modelja pranoi se kishte ‘frikë’ për të ardhmen e saj dhe se nuk ishte e sigurt nëse do të ishte në gjendje të buzëqeshte përsëri.

“Është çmenduri se si jeta juaj mund të ndryshojë kaq dramatikisht për pak sekonda”, ka shkruar ajo.

Brooklinn pictured before the incident in January 2020

“Po mundohem të qëndroj sa më pozitive në gjithë këtë situatë, por do të jem e sinqertë se kam frikë për të ardhmen time, ose nëse ndonjëherë do të jem në gjendje të buzëqesh përsëri ose të ha normalisht. Ky është fillimi i një rrugëtimi të gjatë drejt rikuperimit. Ju lutem mos harroni të përqafoni dikë që doni sot”.

Por në vend që të rrëzohej, modelja iu rikthye rrjeteve sociale edhe më e fortë.

Ajo vazhdoi të postonte foto në internet dhe numri i ndjekësve të saj në Instagram u trefishua. Tani, ajo ka më shumë se 58,000 dhe siç rezulton, kalimi i ngjarjes traumatike e bëri atë edhe më të afërt me ndjekësit e saj.

Ajo filloi të fitonte rreth 1000 dollarë për postim të sponsorizuar dhe arriti një sërë marrëveshjesh të markave të mëdha me kompani si DC Shoes.

Brooklinn madje hapi kanal në YouTube, ku dokumentoi rrugën e saj drejt rimëkëmbjes – me videon e parë që mblodhi pothuajse 250,000 shikime, transmeton Klankosova.tv.

The dog ripped off the 22-year-old's entire upper lip and parts of her nose during the horrific attack
Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION