Pas talljes së Feros vjen përgjigja nga grupi i Unikkatil’it

Reperi Feronit Shabani i njohur me nofkën “Fero”, ditën e djeshme është tallur me “UnikKatilin”, duke e etiketuar në një konkurs pune për kuzhinier.

“UnikKatil” njihet që është mjaft i rezervuar për jetën e tij private dhe shumë rrallë bën ndonjë postim në rrjete sociale.

Pas talljes nga ana e Feros, tashmë ka ardhur edhe një reagim nga grupi “TBA”.

Faqja zyrtare e grupit të UnikKatilit ka shpërndarë një fotografi të njërit prej anëtarëve. Ky i fundit ka ironizuar me punën që Fero bënte në vitet e shkollës së mesme dhe ka vendosur reperin në tavolinën e tyre duke i shërbyer.

“Thank you për torte, Fero”, ka qenë mbishkrimi i faqës “TBA”.

Ndonëse nuk ka asnjë punë për të cilën duhet që dikush të ketë turp, duket se të “detyruar” nga tallja fillestare, anëtarët e “The Bloody Alboz” kanë zgjedhur të ndjekin këtë replikë.

 

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION