Organet e derrave janë ringjallur pjesërisht një orë pas ngordhjes

Organet e derrit janë ringjallur pjesërisht një orë pasi kafshët u vranë. Ky zbulim ka potencial për të transformuar mjekësinë, thonë studiuesit amerikanë që realizuan studimin.

Teknika mund të rrisë numrin e organeve të disponueshme për transplantim dhe t’u sigurojë mjekëve më shumë kohë për të shpëtuar një jetë nëse në të ardhmen kjo zbatohet për njerëzit.

Studimi gjithashtu sfidon supozimet rreth asaj se çka ndodh në momentet midis jetës dhe vdekjes.

Ekspertët thanë se gjetjet ishin “me të vërtetë të jashtëzakonshme” dhe “tepër domethënëse”.

Kur zemra ndalon së rrahuri, trupi është i uritur për oksigjen dhe lëndë ushqyese që i nevojiten për të mbijetuar. Organet fryhen duke rritur madhësinë, enët e gjakut shemben dhe qelizat, blloqet ndërtuese të organeve të trupit, fillojnë të vdesin.

Kjo ‘vdekje qelizore’ mendohej të ishte e shpejtë dhe e përhershme, por studiuesit në Universitetin Yale kanë riparuar disa nga dëmet anatomike që shkaktohen te kafshët që kanë vdekur për një orë.

“Ne mund të rikthejmë disa funksione të qelizave nëpër disa organe vitale, që duhet të kishin vdekur”, tha Profesori Nenad Sestan.

“Këto qeliza funksionojnë disa orë pasi nuk do të duhej të funksiononin”, shtoi ai, shkruan BBC News.

Shpërndaje këtë artikull në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION