Krasniqi: VV’ja nuk ngjan me lëvizjen ku Astriti ishte aktivist

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka kritikuar disa zyrëtarë që janë kyçur rishtazi në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ishin vetë ata jerëz që dikur flisnin ‘zi e terr’ për aktivistët e VV-së, përfshirë këtu edhe Astrit Deharin, e që tash lideri i kësaj partie, Albin Kurti, sipas Krasniqit, i vlerëson si njerëz me vlera.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se vlerat e VV-së kanë ndryshuar, nuk i ngjan me lëvizjen ku Astrit Dehari ishte aktivist.

“- Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli e kanë votu Demarkacionin. Jo PSD-ja.

– Albin Kurti ka bërë koalicion me Isa Mustafën, që e kishte nënshkruar Zajednicën, dhe dikur e akuzonte për vdekjen e Astritit. Jo PSD-ja. – Armend Muja i ka quajt terroristë aktivistët e VV (Astritin përfshirë). Jo PSD-ja. – Haki Abazi i ka akuzu aktivistët e VV-së për vrasje. Jo PSD-ja. – Shpejtim Bulliqi ishte pjese e kabinetit të Ramush Haradinajt kur u votua Demarkacioni. Jo PSD-ja. Por këta tash janë njerëz me vlera për VV-në. Albin Kurti i qon në qiell si njerëzit më besnikë të tij. Sepse vlerat e VV-së kanë ndryshuar.

Sepse sot VV ngjan me këta njerëz e nuk ngjan aspak me atë lëvizje aktivist i së cilës ishte Astriti.

E këta aktivistët servilë e keqpërdorues, si Egzon Azemi & Co. e përdorin Astrit Deharin si mburojë morale që fshehë transformimin e tyre. E përdorin sepse su ka mbetë gjë tjetër”, shkroi Krasniqi.

Ndryshe, sot është përvjetori i Astrit Deharit, ku familjarë e miqë të tij vizituan varrin e tij.

Shpërndaje këtë artikull në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION