Ish-mbrojtësi i Liverpoolit: Ronaldo është gati 38 vjeç, nuk e do më askush

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher e ka goditur rëndë Cristiano Ronaldon pas situatës që po e përjeton futbollisti portugez në Manchester United.

“CR7” po e kërkon largimin nga “Djajtë e Kuq” për t’u transferuar në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve.

Por, deri tash askush prej klubeve të mëdha nuk ka shprehur interesim për 37 vjeçari.

Madje, ish-futbollisti anglez thotë se as trajneri i ri i United, Erik ten Hag nuk po e do në ekipin e tij ish-futbollistin e Sporting Libonës, Real Madridit dhe Juventusit.

“Ai e ka ditur gjithmonë se do të vinte në këtë pikë. Edhe pse Cristiano e pati një sezon të mirë, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër. Unë nuk e kam bësuar kurrë këtë mundësi, sepse Ronaldo nuk është violina e dytë e askujt” deklaroi Carragher për “Sky Sports”.

“Këtë vit do t’i mbushë 38 vjet, është një goleador i madh, por nuk është më lojtari që ishte. Askush nuk e do në Evropë dhe nuk jam i sigurt nëse e do edhe trajneri Ten Hag në Manchester United. Gjithashtu, nuk jam i sigurt nëse edhe në dhomat e zhveshjes së United është i mirëseardhur dhe i dashur”, përfundoi ish-futbollisti i Liverpoolit.

Për Ronaldon spekulohet se mund të transferohet në Chelsea, Bayern Munich ose në Atletico Madrid.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION