Gashi pasi SHBA’ja s’e ftoi Kosovën: As në dekë, e as në drekë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një shkrimi në facebook, ka thumbuar Qeverinë Kurti, pasi SHBA-ja nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë.

Lidhur me këtë mos-ftesë, Gashi tha “As në dekë, e as në drekë! Populli…”,

Ky Samit është organizuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ku në Ballkanin Perëndimor nuk ftoi vetëm Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

Lidhur me këtë zhvillim, eksponentë të politikës vendore kanë reaguar në drejtim të Qeverisë Kurti.

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli, i ka thënë kryeministrit Kurti “More atë që deshe, Shtëpia e Bardhë i vendosi Kosovës vijë të kuqe”.

Emri i Kurtit është përmendur edhe më parë lidhur me marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ishte pikërisht Gashi ku para pak ditësh tha se emisari i ish-presidentit Trump – Richard Grenell, i kishin dhënë 7 ditë kohë për ta rrëzuar kryeministrin Kurti në qeverinë e tij të parë.

Faktin që SHBA s’e deshi Kurtin në pushtet atëkohë, shumë analistë politikë e interpretuan si prishje të raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së.

Shpërndaje këtë artikull në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION