AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve të Radio Gorazhdevcit

Shefi i deskut të Radio Gorazhdevcit, Milic Petrovic, është kërcënuar verbalisht sot në zyrat e kësaj medie nga ana e Momir Bulatovic, djali i një zyrtareje civile në stacionin lokal policor, e ka njoftuar AGK-në, zyra e këtij medium.

Sipas njoftimit shkak për këtë kërcënim është bërë një shkrim i Radios për një peticion sa i përket ankesave për sjelljen e një polici. “Shtrëngoni dhëmbët nëse nuk e hiqni tekstin kundërthënës”, i ka thënë Bulatoviq gazetarit. Policia e ka shoqëruar kërcënuesin në stacion, dhe gjithashtu ka marrë deklaratën e gazetarit.

AGK-ja e dënon kërcënimin që ndikon direkt në sigurinë e gazetarëve dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION